Chelsea, 2 milionë funte për një 14 vjeçar

Pas shpenzimit të 50 milionë funteve në transferimin e Fernando Torresit në janar, Chelsea përgatitet të shënojë një tjetër rekord të blerjes, por tani për një 14 vjeçar.
E përditshmja angleze The Daily Mail ka njoftuar të shtunën se gjiganti londinez ka arritur marrëveshje me vlerë prej 2 milionë funtesh për talentin e ekipit të të rinjve të MK Dons, Oluwaseyi Ojo.
Mesfushori Ojo është reprezentues i ekipit U-16 të Anglisë dhe Chelsea reagoi menjëherë pas paraqitjes së mirë të tij në fitoren 3-1 kundër Irlandës së Veriut në mesjavë.