E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinto preferon Premierligën

Portieri i dytë i Barcelonës, Jose Pinto mund të transferohet në Premierligë nëse gjiganti katalan vendos të eksplorojë opsione të reja.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona synon të sjellë një portier të ri gjatë verës së vitit të ardhshëm, ndërsa kontrata e Pintos në Nou Camp do të skadojë në qershor 2012 dhe ai mund të jetë i panevojshëm në ekipin e Pep Guardiolas.

Menaxheri i tij, Juan Maraver tha se Pinto do të preferojë transferimin në Premierligë nëse nuk i vazhdohet qëndrimi në Barcelonë. “Nëse nuk është i mundshëm qëndrimi, atëherë ai preferon të shkojë në Premierligë”, tha Maraver për COMRadio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›