Chelsea arrin marrëveshje për Oscarin

Zërat që arrijnë nga Brazili flasin për një marrëveshje ndërmjet Chelseat dhe Internacionalit për futbollistin Oscar.
Talenti brazilian pritej që të premten që shkoi t’i kryente vizitat mjekësore, por kjo punë është shtyrë për më vonë. “Marrëveshja verbale në mes të të dyja klubeve është arritur.
Mirëpo, duhet ta qesim atë në letër dhe avokatët e të dyja klubeve duhet të diskutojnë për këtë punë”, ka thënë presidenti i Internacionalit, Giovanni Luigi për Radio Guiaba.
Oscar, i cili ishte i shkëlqyeshëm në fitoren e Brazilit ndaj Britanisë së Madhe të premten, pëlqehet edhe nga Tottenham, por duket se Blues ishin më të shkathtë këtë radhë.