Chelsea blen Davilan, e huazon tek Vitesse

Skuadra e Chelseat si duket po mendon për të sjellë lojtar që janë në perspektivë për klubin. Pas transferimit të të rinjve Mata dhe Romeu, skuadra londineze solli edhe një lojtar të ri. Fjala është për meksikanin Ullises Davilla.
Ish anëtari i skuadrës meksikane Guadalajara, ishte mbresëlënës në kampionatin e të rinjve U20 që u mbajt në Kolumbi,dhe interesimi i skuadrave nuk mungonte.
Transferimi i Davillas do t`i kushtoj londinezëve 2.9 mil. euro, por Chelsea si duket ka marrë vendim që talentin ta huazoj në skuadrën holandeze Vitesse, për të fituar përvojën e duhur.