E Shtunë, 31 Tetor 2026

QPR transferon Bartonin

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 15:55

‘Djaloshi i keq’ i Premierligës Joey Barton është transferuar në Queens Park Rangers në kontratë katërvjeçare nga Newcastle United ka njoftuar klubi londinez.

28 vjeçari është paraqitur në uebfaqen zyrtare të QPR-s në një fotografi ku mbante fanellën me numrin 17.

“Është lehtësim i madh që më në fund u sqarua e ardhmja ime. Këtu janë një grup i mirë i futbollistëve të cilët arritën të sigurojnë rikthimin në Premierligë. Ndërsa menaxheri ka thënë se synon të sjell edhe dy ose tre përforcime të tjera që tregojnë për ambiciet e klubit” tha Barton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›