E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho duhet të jetë shembull

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 16:15

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini i ka bërë thirrje Jose Mourinhos të jetë shembull pas sjelljeve të këqija të trajnerit të Real Madridit në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Mourinho kishte sulmuar asistentin e Barcelonës Tito Vilanova në minutat e fundit të takimit pasi në fushë kishte shpërthyer një kacafytje ku u përfshin edhe futbollistë nga të dyja skuadrat.

“Të gjithë mund të bëjnë gabime dhe ai do të dënohet nga komisioni disiplinor i ligës. Do të kishte qenë më mirë të mos e kishte bërë atë, ai është një edukator, një trajner, ndoshta më i miri në botë. Njerëzit e mirë në botë duhet të jenë shembuj, ata duhet të jenë të pastër. Është mendim njerëzor dhe nuk kam frikë të them këtë” tha Platini për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›