E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini pret qëndrimin e Tevezit

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 16:45

Menaxheri i Manchester Cityt Roberto Mancini beson se sulmuesi Carlos Tevez mund të mbetet në klub pas rikthimit të familjes së tij në qytet.

Reprezentuesi argjentinas u paraqit si zëvendësues në fitoren 3-2 ndaj Boltonit të dielën e kaluar pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga klubi.

Por, Mancini shpreson në qëndrimin e Tevezit në Etihad Stadium.

“Familja e tij është tani këtu andaj mendoj se ai mund të mbetet. Mendoj se është një gjë e mirë për klubin sepse Carlos është njëri prej futbollistëve më të mirë që kemi” tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›