E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maggio me gol magjik

Në një miqësore para 60.000 tifozësh, Napoli e ka mundur Palermon 3-1. Ka qenë prezantimi i një skuadre të re e të fortë, e gatshme për Ligën e Kampionëve. Ka qenë mbrojtësi Christian Maggio që ka shënuar golin më të bukur të ndeshjes.

Serie A nuk ka nisur këtë fundjavë për shkak të ankesave të lojtarëve, sikurse edhe në Spanjë para një jave. Skuadra e Napolit gjendet në Grupin A të Ligës së Kampionëve, bashkë me Manchester Cityn, Bayern Munchenin dhe Villarealin.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›