Chelsea blen Matan

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 16:30
Mesfushori i Valencias Juan Mata së shpejti do të transferohet në Chelsea kanë njoftuar mediet spanjolle të shtunën duke raportuar për një marrëveshje mes 27-30 milionë euro.
“Mata do të luan në Chelsea” shkroi e përditshmja sportive spanjolle AS në edicionin e saj në internet.
“Largimi i Matas është i pashmangshëm. Klubi do të pranon një ofertë që do ti mundëson atij të luan në Premierligë” shtoi Marca.
Mata ishte pritur të largohet nga Valencia ndërsa kërkohej edhe nga Arsenali dhe Tottenhami.