Diarra drejt Tottenhamit

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 16:15
Tottenham është afër kompletimit të transferimit të mesfushorit Lassana Diarra nga Real Madridi për afro 10 milionë funte kanë njoftuar mediet angleze të shtunën.
26 vjeçari iu bashkua Realit nga Portsmouth për 20 milionë funte më 2008 dhe shënoi vetëm një gol në 89 paraqitje për gjigantin spanjoll.
Diarra i cili ka bërë 28 paraqitje për Francën e filloi karrierën e tij në Le Havre para transferimit në Chelsea më 2005 dhe Arsenal dy vite më vonë.
Përveç tij, Tottenham është në bisedime me Manchester Cityn për huazimin e sulmuesit Emmanuel Adebayor.