Përmbytjet paralizojnë shumë vende të botës
Kurse Meksika mundohet të përcaktojë dëmet që ka shkaktuar tajfuni i parë i stinës tropikale. Rrugicat janë kthyer në kanale. Niveli i ujit ka arritur shtatin e njeriut, madje në shumë vende e ka kaluar atë. Përmbytjet që sollën shirat musone kanë paralizuar jetën në kryeqytetin e Filipineve, Manila, dhe vendbanimet e tjera përreth saj.
Vazhdojnë punimet për të shpëtuar me barka ata që kanë mbetur të izoluar në Manila me 12 milionë banorë dhe gjysma e të cilit ndodhet nën ujë. Veçse operacionet e shpëtimit përparojnë me vështirësi edhe për shkak të numrit të pakët të punonjësve të skuadrave të kërkim-shpëtimit. Më shumë se 500 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe të emigrojnë drejt vendeve më të sigurta.
Kurse Kina është goditur nga tajfuni Haikui dhe reshjet që solli me vete. Kjo është stuhia e tretë e fuqishme që ka goditur vendin brenda një jave dhe ka prekur afërsisht 4 milionë njerëz që jetojnë në brigjet lindore të vendit. Erërat e fuqishme kanë rrëzuar shtyllat elektrike në shumë vende, në veçanti në qytetin e Shangait.
Kurse përmbytja që kanë shkaktuar reshjet e shumta në Korenë e Veriut pas thatësirës së gjatë që kishte kaluar vendi kanë shkaktuar vdekjen e 169 personave. Regjimi i izoluar bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Dhe pas kësaj thirrjeje vendet të ndryshme kanë nisur të dërgojnë ndihma drejt Koresë së Veriut.
Reshjet e furishme po ndikojnë negativisht edhe Meksikën në kontinentin amerikan. Tajfuni Ernesto, stuhia e parë e stinës së uraganeve e ka humbur fuqinë, por prapa ka lënë dëme të mëdha. Ndërsa qyteti Vankuver të Kanadasë, që ndodhet në veri të kontinentit amerikan, është përfshirë nga rrufetë dhe bubullimat e shumta. Rrufetë krijuan për orë të tëra pamje interesante në qiell duke shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike në një pjesë të madhe të qytetit.