E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet dhuna në Sinai

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka raportuar për konflikte të reja ndërmjet forcave egjiptiane të sigurimit dhe militantëve të dyshuar islamikë në gadishullin Sinai.

Televizioni Nile News raportoi të enjten për një konflikt të armatosur afër një stacioni policor në qytetin Arish, në veri të Sinait.

Konflikti ndodhi vetëm një ditë pas vrasjes së 20 militantëve islamikë nga ana e ushtrisë egjiptiane, në një fshat afër këtij qyteti.

Sulmi nga ajri, që është i pari në gadishullin e Sinait pas shumë viteve, u krye pas një sulmi që ndodhi afër kufirit Egjipt-Izrael, si pasojë e të cilit u vranë 16 ushtarë egjiptianë.

Pas këtij sulmi presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi, largoi nga puna shefin e shërbimit të zbulimit të vendit dhe guvernatorin e Sinait Verior.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›