Chelsea është kthyer

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:43
Kapiteni i Chelseas, John Terry ka mirëpritur ardhjen e përforcimeve të reja; sulmuesin Fernando Torres dhe mbrojtësin David Luiz, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Ai beson se i ndihmuar nga blerjet e reja, Chelsea do të gjejë formën e vet më të mirë në periudhën vendimtare të sezonit.
“Është diçka e shkëlqyeshme për klubin. Jemi kthyer protagonistë në afatin kalimtar dhe tani mund të garojmë edhe me Manchester Cityn. Kundërshtarët përsëri kanë frikë nga ne”, tha Terry për mediet angleze.