E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrica mbulon gjysmën e planetit

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 16:30

Një stuhi e madhe dimërore i ka goditur Shtetet e Bashkuara.

Bora dhe shiu i akullt kanë rënë në më se 30 shtete. Veçanërisht shumë është goditur qyteti i Chicagos, ku kanë rënë më tepër se 50 centimetra borë.

Më se 6 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditës. Pa rrymë si pasojë e motit të ligë kanë mbetur më shumë se 375 mijë shfrytëzues në Teksas e New England.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka theksuar nevojën për koordinim në të gjitha nivelet e qeverisë, për t’i ndihmuar shtetet e goditura nga kjo stuhi.

Përndryshe gjysma e Hemisferës Veriore e mbuluar nga dëbora dhe ngrica.
Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Al Gore, ka thënë kohët e fundit se ngrohja globale po shkakton më shumë dëborë dhe ngricë.

Dëbora që ka mbuluar hapësirën duke filluar që nga bregu perëndimor i Kanadasë, e deri në brigjet lindore të Kinës, i jep të drejtë ish-zëvendëspresidentit amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›