E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea i ofron Drogbas rinovimin e kontratës

Andres Villas Boas ka vendosur që të shqyrtojë opsionet aktuale te Chelsea, ndërsa si hap i parë është rinovimi i sulmuesit Didier Drogba.

Lojtarët e Chelseat do të kthehen nga pushimet verore të mërkurën e ardhshme, ku dhe Andres Villas Boas do t`u bëjë me dije fatin secilit prej tyre, kush do të largohet dhe kush do të mbetet.

Sipas burimeve brenda klubit londinez, Didier Drogbas do t`i ofrohet rinovimi i kontratës, një hap ky kontravers për tifozët e klubit të cilët më me dëshirë do të dëshironin të shihnin ndonjë super transferim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›