E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish në krye

Andre Villas Boas e ka cilësuar vetën si person i rangut të parë gjatë prezantimit si trajner i ri i Chelseas. Portugezi nuk dëshiron të krahasohet me Jose Mourinhon, derisa synim kryesor me klubin nga Stamford Bridge ka vendin e parë në Premierligë. Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 08:41

Stili i zbehtë i lojës së futbollit të Mourinhos ishte njëri prej faktorëve që i shkaktoi Andre Villas – Boasit mbetjen pa punë në vitin 2007 – pavarësisht se Chelsea kishte fituar dy tituj radhazi në 2005 dhe 2006.

Mirëpo, Villas-Boas, i cili ishte një ndihmës trajner në Stamford Bridge gjatë asaj kohe tani insiston duke thënë se nuk është gjithçka vetëm fitorja, por edhe përdorimi i duhur i aftësive të tij dhe lojtarëve në fushë.

Duke folur par ish mësuesin e tij, Jose Mourinho i njohur me nofkën “Special One”, Villas – Boas thotë se nuk është si ai. “Sepse nuk jam vetëm një që di të bëjë show dhe unë jam një person tjetër”.

“Të gjithë dëshirojnë futboll sulmues dhe Premierliga ka një numër të madh të golave gjatë çdo ndeshjeje. Duhet të kemi një lojë argëtuese edhe për tifozët dhe kjo është ajo që ne do të shikojmë ta bëjmë”, ka thënë ai.

Vilas – Boas e di se duhet të sjellë trofe të shumtë për “të kaltrit”, pasi trajneri italian Carlo Ancelotti e përfundoi një sezon pa asnjë kupë në vitrinë.

“Natyrisht, kontrata është triare dhe pritjet e klubit janë shumë të mëdha. Nuk ka dyshim se duhet të ketë një kompromis me sasinë e trofeve të fituar. Sepse kjo është një sfidë me të cilën në përballemi për çdo ditë, jo vetëm në biznesin e futbollit. Mirëpo, të gjithë dëshirojnë që ne të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë diçka, të jemi të suksesshëm. Të gjitha këto që thashë janë sfida për mua – sepse për të fituar duhet ta ndërtoj një platformë solide për të ardhmen”, ka shtuar ai.

Ish trajneri i Portos, Villas-Boas ka treguar se ai ka synim të bëjë ndryshime në skuadrën e Chelseas. Por, para së gjithash, ai është i kënaqur me standardin e lojtarëve në Stamford Bridge — dhe John Terry do të mbetet kapiten.

“Nuk ka asgjë të re kur një trajner i ri vjen dhe shpesh priten ndryshime të mëdha. Unë llogaris në të gjithë futbollistët e mi dhe do të marr vendime të mira. Po ashtu, kemi kohë të mjaftueshme për të gjykuar se çfarë të marrim në treg, çfarë është e vlefshme për skuadrën dhe çka jo”.

Villas-Boas natyrisht do ta ketë konkurrent kryesor trajnerin e Manchester United, Alex Ferguson, për titullin e më të mirit në Premierligë sezonin e ardhshëm. Ai është 36 vjet më i ri, por ky nuk është një problem i madh për të.

“Nuk është në pyetje se a do të arrij unë t’ia marr atij titullin, në pyetje është se në këtë sfidë ta vendosim në krye të tabelës Chelsean përsëri”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›