E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika suspendon tetë lojtarë

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 08:40

Tetë lojtarë meksikanë janë suspenduar nga Kombëtarja e Meksikës në Copa Amerika për gjashtë muaj, për shkak të mosdisiplinës. Sipas raporteve të gazetave, ata kanë ftuar disa vajza në dhomat e tyre të hoteleve gjatë ushtrimeve.

Federata meksikane e Futbollit nuk i ka zbuluar detajet e këtij suspendimi gjatë të mërkurës. Meksika ka dërguar një skuadër të re në turne, përderisa sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez nuk do të luajë. J

onathan dos Santos – vëllai i sulmues të krahut të Tottenham, Giovanni – është njëri prej tetë lojtarëve që është suspenduar dhe dënuar. Israel Jimenez, Nestor Vidrio, David Cabrera, Marco Fabian, Javier Cortes, Jorge Hernandez dhe Nestor Calderon janë lojtarët e tjerë që janë të përfshirë në këtë incident, që thuhet se ka ndodhur të shtunën pas fitores 1-0 të Meksikës kundër Ekuadorit.

Ndeshjet e para të kampionatit - që mbahet në Argjentinë - fillojnë të premten, kurse Meksika do të luajë me katër korrik me Kilin dhe gjendet në Grupin C. “Lojtarët kanë treguar për skandalin”, tha Hector Gonzalez Inarritu, drejtor i skuadrës Kombëtarë të Meksikës.

“Ata janë shumë të lënduar, ndihen keq dhe i kanë kërkuar falje edhe tifozëve të tyre. Ata janë njoftuar për dënimin. Nuk do të hyj në detaje të tjera se çfarë ka ndodhur sepse është thyer kodi i disiplinës”, tha ai. Lojtarët po ashtu janë dënuar me 4100 dollarë dhe pritet që të zëvendësohen më të tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›