Barcelona hap akademinë e re

Barcelona është ngjitur në kulm të futbollit evropian me fuqinë e akademisë së saj produktive.
Tani, gjiganti katalonas synon të shtojë fondin e talenteve nëpërmjet një shkolle të re që do të zhvillojë edhe më tepër futbollistë të rinj.
Akademia e re u prezantua para medieve të premten dhe mban emrin e rezidencës së vjetër emblematike të klubit, La Masia.
Por, me ngritjen e kapacitetit nga 60 në 83 futbollistë, Barcelona shpreson të prodhojë më tepër yje si Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Cesc Fabregas.
Jordi Moix, drejtor i ekonomisë dhe strategjisë në Barcelonë, i tha agjencisë së lajmeve The Associated Press: “Kemi vizituar hapësira të ndryshme të punës nga konkurrentët tanë dhe mund të themi se kjo është më e mira që ekziston tani në treg”.