E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea insiston për Cavanin

Napoli insiston se sulmuesi Edinson Cavani nuk është në shitje por kjo nuk e ndalë Chelsean nga insistimi për transferimin e uruguaianit në Stamford Bridge.

Sipas uebfaqes italiane Calciomercato.com, gjiganti londinez ka ofruar 35 milionë euro për Cavanin. Javën e ardhshme futbollisti ka caktuar një takim me presidentin Aurelio de Laurentiis ku do të diskutojë për mundësinë e vazhdimit të kontratës në San Paolo.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja, Chelsea do të mirëpres Cavanin për të cilin në rast të një largimi, Napoli kërkon 50 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›