Suarez synon titullin në Premierligë

Luis Suarez ka deklaruar se synimi i tij kryesor në karrierë është të fitojë Premierligën me Liverpoolin.
Gjiganti nga Anfield Road dëshpëroi edicionin e kaluar duke përfunduar në pozitën e tetë në ligë. Kurse, sezonin e ri e nisën me humbje 3-0 nga West Albion Albion.
Por, Suarez ka paralajmëruar se : “Unë gjithmonë marrë atë që dua”. “Nëse më pyetni se çka ëndërroj për pjesën e mbetur të karrierës, ju them se është titulli në Premierligë me Liverpoolin. Zakonisht marrë atë që dua”, deklaroi Suarez për të përditshmen angleze Daily Mirror.