Galatasaray ka para për Kakan

Presidenti i Galatasarayt, Unal Aysal ka theksuar se klubi i tij ka fonde të mjaftueshme për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Leite Kaka por pranoi se braziliani vështirë se do të jetë i interesuar për kalim në Super Lig.
“Mendj se është shumë vështirë të transferojmë Kakan sepse futbollisti heziton të vjen në Turqi”, deklaroi Aysal për mediet turke.
“Galatasaray ka fuqi financiare për ta blerë atë, kjo nuk paraqet problem për ne. Por, personalisht mendoj se është shumë vështirë që Kaka të vjen në Turqi. Andaj, me gjithë interesimin mendoj se kjo çështje është e ekzagjeruar”, përfundoi ai. Galatasaray fillon mbrojtjen e titullit në Super Lig kundër Kasimpasaspor të hënën.