E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenhami kërkon sulmues

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas është ende i interesuar për një sulmues të cilin synon ta sjell me paratë nga shitja e mundshme e mesfushorit Luka Modriç.

Ylli kroat kërkohet nga Real Madridi derisa klubi londinez kërkon 30 milionë funte për shërbimet e tij. Kurse, Villas-Boas ka insistuar se skuadra ka nevojë për një sulmues.“Ne kemi qenë shumë, shumë aktiv duke kërkuar zgjidhje. Për një arsyje ose tjetrën ende nuk ka ndodhur”, deklaroi Villas-Boas për Sky Sports News.

“Por, jemi optimist se do ta realizojmë në ditët e ardhshme. Me paratë e përfituar nga shitjet do të gjejmë atë që na duhet”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›