E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini pret opsionin më të mirë

Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini do të largohet nga klubi në ditët e mbetura të këtij afati kalimtar të verës.

Por, ai ende nuk e di se ku qëndron e ardhmja e tij. Pazzini është lënë jashtë listës së ekipit për play-off në Europa League dhe është zyrtarisht në shitje.

Në ditët e fundit ai është spekuluar me shkëmbim me mesfushorin e Napolit, Gargano ose sulmuesin e Juventusit, Quagliarella.

Por, ai ka deklaruar se: “Jam në pritje të opsionit më të mirë”. “Fati im do të vendoset në fund të afatit kalimtar”, përfundoi Pazzini për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›