Chelsea ka kufi

As Chelsea nuk është e gatshme të shpenzojë 83 milionë euro për një futbollist.
Roman Abramovich, pronari i pasur i gjigantit londinez refuzon të paguajë shumën e lartpërmendur të kërkuar nga Porto për sulmuesin brazilian Hulk, objektiv tashmë i kahershëm i skuadrës nga Stamford Bridge.
Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, Abramovich ka vendosur të vazhdojë të monitorojë situatën, me shpresë se Porto do të zbresë kërkesën.