Nuk jam i dhunshëm

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli ka insistuar se është trajtuar ashpër pas dënimit prej katër ndeshjeve moslojë nga Federata Angleze e Futbollit.
Italiani fitoi një penallti dhe e realizoi atë për fitoren 3-2 të Cityt ndaj Tottenhamit javën e kaluar. Por, më herët ai kishte shkaktuar një incident kur shkeli në kokë mesfushorin Scott Parker. Pas hetimeve, ai u shpall fajtor për sjellje të dhunshme dhe u suspendua për katër takime.
“Nuk jam futbollist i dhunshëm e as shejtan. Kam pranuar dënimin sepse nuk mund të dëshmoja pafajësinë time. Nuk kam dashur të shkeli Parkerin”, tha Balotelli për The Independent.