E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evra do të startojë kundër Liverpoolit

Sir Alex Ferguson pritet të aktivizojë Patrice Evran si titullar në përballjen e rrethit të katërt në FA Cup kundër Liverpoolit, të shtunën, në Anfield Road.

Francezi pritet edhe të mbajë shiritin e kapitenit. United kthehet në Anfield për herë të parë prej kur Evra u përfshi në incidentin racor me sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, i cili u dënua me tetë ndeshje moslojë.

Suarez është ende i suspenduar, kurse Evra mund të përballet me pritje të ashpër. Por, Ferguson llogarit në të. “Evra është njëri prej atyre që ka luajtur më së shpeshti dhe ai do të jetë edhe në Anfield”, tha Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›