E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e priste gjyqtarin në parking

I hidhëruar me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Teixeira Vitienes në barazimin 2-2 me Barcelonën të mërkurën mbrëma në Nou Camp, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho kishte vendosur ta presë atë në parkingun e stadiumit.

Sigurisht jo për ta përshëndetur por ofenduar atë. "Eja artist, të pëlqen të dëmtosh profesionistët” ishin disa nga ofendimet e Mourinhos në drejtim të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja katalane El Mundo Deportivo që ka publikuar edhe fotografinë e Mourinhos duke pritur Teixeiran në parking. Pavarësisht barazimit 2-2, Reali u eliminua nga Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›