Do ta respektojmë Cardiffin

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard mezi pret të udhëheqë skuadrën në Wembley për herë të parë, por paralajmëroi bashkëlojtarët e tij të mos nënçmojnë Cardiff Cityn në finalen e Carling Cup më 26 shkurt.
“Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur kemi qenë në finale të një gare të rëndësishme, andaj është mirë që do të jemi aty”, tha Gerrard i cili ndihmoi Liverpoolin të kthehet në një finale në Wembley, për herë të parë pas 16 vitesh.
“Nuk guxojmë të nënçmojmë Cardiffin, edhe ata do ta synojnë trofeun”, u shpreh ylli anglez.