E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alex e do PSG-n

Shpresat e Queens Park Rangers për transferimin e Alexit duket se janë shuar, pasi mbrojtësi i Chelseas dëshiron t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Të mërkurën, u zhvilluan bisedime mes përfaqësuesve të brazilianit dhe klubit të pasur nga Ligue 1, por ato do të vazhdojnë më tutje pasi ende nuk është paraqitur një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin.

“Ne nuk kemi marrë ende një ofertë zyrtare nga PSG. Deri më tani kemi zhvilluar vetëm bisedime por ato kanë nisur mirë. Alex ka dëshirë të madhe të kalojë në PSG” tha menaxheri i Alexit, Giuliano Bertolucci për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›