Juventus ofron dy futbollistë për Nainggolanin

Juventus nuk dëshiron të presë qershorin për transferimin e mesfushorit të Cagliarit, Radja Nainggolan.
Sipas medieve italiane, drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta është duke bërë përpjekje për angazhimin e belgut gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Si pjesë e ofertës për transferimin e Nainggolanit në Torino, Juventus është i gatshëm të ofrojë gjysmën e kartonëve të mesfushorit Marco Parolo dhe sulmuesit Ciro Immobile.