E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea ne Azi Terry sfidon Man. UTD Ne me te forte

Chelsea ka nisur fazën përgatitore në Azi, ndërsa ndalesa e parë e bluve të Londrës ka qenë Malajzia. Memijëra tifozë i kanë dhuruar një pritje të nxehtë yjeve të futbollit botëror si John Terry, Didier Drogba, Frank Lampard dhe Fernando Torres, të cilët po përgatisin sezonin e ri me objektivin madhor për të triumfuar në Premier Liogë dhe në Champions.

Ulja në stol e trajnerit portugez Andres Villas-Boas ka shtuar së tepërmi optimizmin në radhët e skuadrës londineze. Këtë e konfirmon kapiteni John Terry, i cili nuk nguron të sfidojë që tani Manchester United. “Ata e dinë mirtë që tani ne jemi rivalët e tyre më të mëdhenj në garën për titull. Jemi gati për të nisur një sezon ku do të kërkojmë të fitojmë trofe të rëndësishëm”, ka bërë të ditur Terry.

Në të njëjtën linjë me kapitenin shkon edhe sulmuesi Didier Drogba, i cili bëson te triumfi i Chelsea. “Shumë njerëz menduan se sezoni i fundit ishte i keq. Nuk arritëm të shpreheshim në mënyrën më të mirë, por tani jemi të vendosur për të fituar dicka të rëndësiushme”, ka përfunduar Drogba. Pas Maljzisë, turi aziatik i Chelsea do të vijojë në Kinë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›