E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rituali i Jetes artistet ne kalane e Bashtoves

Kalaja e Bashtovës do të kthehet të shtunën  në mbrëmje në një skenë të tingujve, të valles, e baletit. Muzikali “Rituali i Jetës” i cili pati premierën në qershor, do të realizohet në muret venecianë të Vil-Bashtovës. Koncerti dhe etnomuzikali mban moton “Shqipëria e traditave artistike nga lashtësia, në ditët tona”.

Drejtori i Operas, Zhani Ciko,tha për mediat se ky do të jetë një koncert madhështor i cili synon të zgjoj vlerat e traditës në zonat turistike historike.

“Kushdo që ka pasur rastin ta shikojë pamjen e kalasë së Vil-Bashtovës mund të mos jetë mrekulluar nga vlerat e saj. Është një qendër kulturore e klasës së parë jo vetëm për ne, por edhe më gjerë edhe për rajonin. Do të performojë orkestra e forcave të armatosura të ushtrisë dhe pas saj do të shfaqet etno-muzikali, “Rituali i Jetës”. E veçanta në këtë rast do të jetë ambienti, instalimi i kësaj kulture të shfaqjeve në monumentet e kulturës”-tha Ciko.

Shfaqja e Etnomuzikalit në Bashtovës do të realiozhet edhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pushtetit lokal. Sipas Cikos, vonesa e konstituimeve të drejtuesëve vendor në shumë zona turistike bëri që shumë koncerte të të mos realizoheshin në disa qytete.

Etnomuzikali “Rituali i Jetës” bashkoi për herë të parë muzikën e traditës, vallen dhe tingujt në një koreografi bashkohore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›