E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani, optimist para derbit

Nani mbështetet te rekordi i shkëlqyeshëm i Manchester Unitedit në Old Trafford për derbin e qytetit kundër Manchester Cityt në Premierligë, të dielën.

Djajtë e Kuq kanë humbur vetëm dy pikë nga 25 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi dhe Nani është optimist para përballjes me Cityn.

“City ka ekip fantastik, ata janë duke luajtur mjaft mirë dhe do të jetë vështirë kundër tyre. Por, nuk duhet harruar, ne jemi United. Kur luajmë në shtëpi është vështirë të mposhtemi, kjo është pse jemi aq optimistë”. tha Nani për Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›