Chelsea nuk është vetëm Torres

Juan Mata ka insistuar se nuk ka ardhur në Chelsea vetëm për të përgatitur gola për Fernando Torresin, por konfirmoi se bashkëkombësi i tij e kishte inkurajuar të transferohej në Stamford Bridge gjatë kësaj vere.
Torres thuhej se i kishte dërguar Matas mesazhe nëpërmjet telefonit duke u munduar ta bind të kalojë në Chelsea. Insistimi u shpagua kur Chelsea finalizoi transferimin e Matas nga Valencia muajin e kaluar.
Torres lavdëroi ardhjen e Matas si të rëndësishme në përpjekjet e tij të kthehet në formën më të mirë të golashënuesit. Por, Mata është i vendosur se detyra e tij e vetme në ekip nuk është vetëm të shërbejë për Torresin.
“Synimi im është të jap sa më tepër që mundem në lojë. Këtu ka shumë futbollistë të talentuar. Përveç Torresit janë edhe së paku 20 të tjerë. Unë jam vetëm një futbollist që është i gatshëm të jep krejt çka mundet kur trajneri më vendos në fushë”, tha Mata për Sky Sports.
Mata e pranoi se Torres ishte “faktor shumë i rëndësishëm” në vendimin e tij për transferim në Chelsea, ndërsa kërkohej edhe nga Arsenal dhe Tottenham. “Kam biseduar me të rreth kësaj dhe ai më inkurajoi të vija. Ai më tha se do të ishte përvojë e shkëlqyeshme për mua të luaja në një klub të madh që ka kushte të shkëlqyeshme, menaxher të shkëlqyeshëm dhe në përgjithësi kualitete të shkëlqyeshme”, përfundoi Mata.