E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, ofertë për Lukakun

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 14:42

Chelsea ka paraqitur ofertë për sulmuesin e Anderlechtit Romelu Lukaku, ka njoftuar BBC Sport.

Klubi belg ka pranuar se është në bisedime me gjigantin londinez rreth shitjes së 18 vjeqarit i cili kërkohet edhe nga Arsenali, Manchester City dhe Tottenhami.

Por, Chelsea ka paraqitur ofertë për reprezentuesin belg edhe pse vlera e saj nuk është ende e ditur. Lukaku ka shënuar dy gola në 10 ndeshje për Belgjikën.

Lukaku iu bashkua Anderlechtit më 2006 nga Lierse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›