E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraguaji ne finale. Mundi me penallti Venezuelen

Paraguaji ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës pas fitores me penallti kundër Venezuelës e cila ishte dhe surpriza e këtij kompteticioni. E projektuar si favorite në këtë sfidë, skuadra e drejtuar nga Martino ka vuajtur shumë përballë rivalëve të vendosur mirë në mbrojtje.

Paraguaji do të ishte më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Venezuela do t’i shkonte shumë pranë fitores në një rastin e vetëm për të shënuar. Gjithsesi, topi do të ndalej nga shtylla, ndërsa rezultati i takimit do të mbetej i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt. Shtesa 30 minuta nuk do të sillte asgjë të re në rezultat, ndërsa skuadrat do t’i drejtoheshin 11-metërshave.

Nga pika e penalltisë futbollistët e Paraguajit do të tregoheshin më të saktë, duke siguaruar finalen e Kupës së Amerikës për herë të parë që nga viti 1979. Por ajo që duhet të ishte një festë e vërtetë, është kthyer në një sherr masiv mes futbollistëve dhe stafeve teknike të dy skuadrave.

Për disa minuta grushtet dhe shkelmat i kanë marrë vendin festimeve në fushën e lojës, ndërsa për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e policisë.

Në sfidën e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor, e cila do të zhvillohet më 24 korrik Paraguai do të përballet me Uruguajin. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›