Zyrtare Barcelona merr Alexis Sancez

Tani është zyrtare. Alexis Sancez do të veshë fanellën e Barcelonës duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Udinezes që ka në pronësi kartonin e sulmuesit kilian, ndërsa në të njëjtën kohë është mbyllur gara e gjatë mes skuadrave të mëdha të Europës që kërkonin shërbimin e këtij futbollisti. Pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit, dy klubet nuk kanë zbuluar detajet financiare të marrëveshjes, megjithëse mediat spanjolle flasin për rreth 40 milionë euro.
Sancez është goditja e parë e madhe e Barcelonës në këtë merkato, ndërsa objektivi radhës është kapiteni i Arsenalit Cesc Fabregas. Mesfushori 24-vjeçar kërkon të transferohet te kampionët e Europës, por përballet me kundërshtimin e klubit anglez, ndërsa në javën e fundit polemikat janë ndezur shumë. Në këtë atmosferë ka ndërhyrë edhe kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka kërkuar të qetësojë gjakrat.
“Fabregas është një lojtar i shkëlqyer, por aktualisht ai luan për Arsenalin. Duet të respektojmë këtë fakt dhe të pre4sim deri në marrëveshjen mes dy skuadrave. Gjithsesi, do të isha i lumtur nëse ai do të luante me Barcelonën”, ka thënë Xavi.
Në prag të sezonit të ri skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të zhvillojë një fazë përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të kthehet sërish në Europë për turneun miqësor që do të zhvillohet në Gjermani, ku do të përballet me Bajrnin e Mynihut, Milanin dhe brazilianët e Porto Alegro.
Nertan Prifti