E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinho mbetet në Atletico

Ronaldinho ka vendosur të mbetet në Atletico Mineiro. Ylli brazilian, ish anëtar i Milanit dhe Barcelonës ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub deri në dhjetor 2013.

“Nga dita e parë kur kam ardhur në këtë klub më kanë bërë të ndihem i mirëseardhur. Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me presidentin, bashkëlojtarët, stafin teknik, por ishin tifozët ata që më bindën të mbetem këtu”, deklaroi Ronaldinho për uebfaqen zyrtare të klubit.

Ronaldinho ka ringjallur karrierën e tij me Atleticon ku është shndërruar në futbollistin kryesor të ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›