E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG objektivi Murinjo dhe C. Ronaldo

Paris Saint-German vazhdon të planifikojë blerje të mëdha. Madje, klubi francez që është në zotërim të sheikëve nga Katari po përgatitet për ato që ndryshe cilësohen si blerjet e shekullit.

Klubi parizien, që doli në skenë kur Cristiano Ronaldo shprehu hapur pakënaqësitë te Reali i Madridit, beson se ka shanse reale që ta afrojë yllin portugez. Për këtë arsye, drejtuesit e PSG po përgatisin ofertën me vlerë 100 milionë euro për t’ia paraqitur presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez.

Oferta pritet të merret seriozisht në konsideratë nga drejtuesi i skuadrës “merengue”, edhe sepse klubi spanjoll ka shfaqur probleme të aspektit financiar në rinovimin e kontratës së Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi ka kërkuar 18 milionë euro rrogë në sezon, ndërsa të gjendur në pozitë të vështirë prej rregullave të “fair-playit financiar” të përcaktuara nga UEFA, te Reali i kanë bërë të qartë lojtarit që nuk mund ti japin më tepër se 14 milionë euro, duke bërë që ai të fitonte më shumë se rivali i përjetshëm, Lionel Messi.

Kosto totale e operacionit të transferimit të “CR7” nga Madridi te PSG përllogaritet në 300 milionë euro. Kjo pasi përveç 100 milionë eurove të shpenzuara për kartonin, 200 milionë euro do të shkojnë për rrogën dhe shpërblimet e lojtarit pranë kullës Eiffel.

Gjithashtu bëhet e ditur se në paketë, së bashku me Cristiano Ronaldon, Paris Seint German synon të afrojë edhe trajnerin Jose Mourinho. Nëse portugezi do të fitonte një trofe të rëndësishëm në këtë sezon te Reali, ose në rast dështimi, ai mund të transferohej në Paris, ku përveç Cristiano Ronaldos do të gjente edhe Zlatan Ibrahimovic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›