Chelsea refuzohet për Schurrlen

Chelsea ka ofruar 20 milionë euro për mesfushorin gjerman, Andre Schurrle por ato janë refuzuar nga Bayer Leverkusen. Gjiganti londinez fillimisht shprehur interesim për Schurrlen gjatë vitit të kaluar kurse tani u rikthye në ndjekje të tij por mori refuzimin e radhës.
“Kemi marrë një ofertë konkrete nga Chelsea për Andren prej mbi 20 milionë euro. Por, ne vendosëm që ta mbajmë atë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Leverkusenit, Wolfgang Holzhauser.
“Ai është shumë i vlefshëm për ne si dhe ka bërë të qartë se është i lumtur të mbetet në klub”, përfundoi Holzhauser.