Drogba mban opsionet e hapura

Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka pranuar se mund të vazhdojë kontratën e tij me gjigantin londinez.
Mirëpo, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është i lirë të nënshkruajë edhe për ndonjë skuadër tjetër pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes me Chelsean. Megjithatë, ai mban opsionet e hapura.
“Për momentin jam futbollist i lirë andaj do të bisedoj me klube nëse nuk vazhdoj kontratën me Chelsean. Chelsea i ka ende dyert e hapura. Por, tani për tani mendoj vetëm për Kupën e Afrikës sepse dua ta fitoj”, deklaroi Drogba për Daily Mail.