Chelsea transferon Matan

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 16:03
Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll Valencia për transferimin e mesfushorit Juan Mata.
Klubi nga Stamford Bridge ka konfirmuar marrëveshjen e arritur në pritje të përfundimit të testeve mjekësore të 23 vjeqarit.
Vlera e transferimit nuk është bërë e ditur por në Spanjë raportohet se Chelsea do të paguajë 23.5 milionë funte.
Mata ka qenë në Valencia nga viti 2007 dhe si kapiten i ndihmoi Spanjës të fiton Kampionatin evropian U-21 më herët gjatë kësaj vere.
Ai ishte anëtar edhe i Kombëtares spanjolle që fitoi Kampionatin botëror 2010.