E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini kërkon përforcime

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 17:00

Trajneri i Interit Gian Piero Gasperini ka kërkuar përforcime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar të verës dhe fillimit të sezonit të ri në Serie A këtë fundjavë.

Nerazzurrët deri më tani gjatë kësaj vere kanë transferuar mesfushorin Ricky Alvarez dhe mbrojtësin e djathtë Jonathan por Gasperini pret përforcime të tjera.

“Për momentin jemi pak në numër por kemi edhe një javë kohë për të intervenuar në treg, klubi duhet të lëviz. Reparti ofensiv është ai që e bënë dallimin, kushdo që vjen do të jetë i nevojshëm dhe do të ketë hapësirë”, tha Gasperini për Sportal.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›