Koln mohon largimin e Podolskit

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 16:11
Drejtori sportiv i Kolnit, Volker Finke, ka përjashtuar mundësinë e shitjes së sulmuesit Lukas Podolski para mbylljes së këtij afati kalimtar të verës.
Podolski spekulohet se është i pakënaqur në Rhein Energie Stadion dhe së fundi humbi shiritin e kapitenit por Finke insiston se 26 vjeçari nuk është në shitje pavarësisht interesimit nga Galatasaray.
“Kam marr një thirrje nga një klub që ishte i interesuar të di nëse Podolski është në shitje. Biseda ishte e shkurtër. I kam thënë se ne duam ta mbajmë atë”, tha Finke për të përditshmen gjermane Bild.