Milanit i pëlqen Aquilani

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 18:00
Milan ka konfirmuar se shpreson të transferojë mesfushorin e Liverpoolit Alberto Aquilani.
Reprezentuesi italian kaloi sezonin e fundit si huazim në Juventus para rikthimit në Anfield.
Milan synon të përforcon mesfushën pas dështimit për transferimin e Riccardo Montolivos nga Fiorentina.
“Aquilani është futbollist kualitativ. Me Gallianin jemi duke diskutuar mundësinë e transferimit të tij, kam biseduar edhe me trajnerin Allegri andaj të shohim se çka do të ndodh”, tha presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi për Gazzetta dello Sport.