Dy kategorite e para te futbollit spanjoll rrezikojne te mos zhvillojne dy javet e para
Dy javët e para të kampionatit spanjoll rrezikojnë të mos zhvillohen. Ky është kërcënimi që ka ardhur nga sindikata e futbollistëve profesionistë dhe që përfshin në radhët e veta plot 110 të tillë, duke numëruar edhe kapitenët e Realit të Madridit dhe të Barcelonës, Iker Kasijas dhe Karles Pujol.
Një kërcënim të tillë e bëri dje presidenti i kësaj sindikate, Luis Rubiales, i cili deklaroi se do të ketë një “ngrirje” të dy javëve të para në kategorinë e parë, por edhe në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
“Nuk do të ketë kampionat derisa të nënshkruhet një kontratë e re kolektive, - u shpreh Rubiales, - të gjithë futbollistët janë të bashkuar”. “Jemi në bisht të Europës përsa i përket kontratave kolektive”, - vazhdoi ai. Në mbështetje të Rubialesit janë edhe lojtarë të tjerë të njohur si Fernando Lorente, Albelda apo Kazorla, të cilët nuk janë dakord me punën e bërë nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Loja më popullore në Spanjë po kalon një moment të vështirë, ndërsa shumë klube i detyrohen financiarisht futbollistëve. Këta të fundit kërkojnë që të respektohen kontratat dhe që të mos ketë trajtime të ndryshme në klube të ndryshëm.
Një gjendje e tillë ekziston pavarësisht se futbolli spanjoll po përjeton një nga momentet e tij më të mirë në aspektin e lojës dhe rezultateve. Ekipi kombëtar është kampion i botës dhe i Europës, ndërsa cilësohet si më i miri në botë, ndërsa Barcelona është kampione e Europës në fuqi për klubet.