Europe merkato e futbollisteve ka hyre ne fazen me te nxehte
Interi ka nisur të punojë për të gjetur zëvendësuesin e Samuel Etos. Kamerunasi do të përfitojë 20 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme me Anzhin në Rusi dhe kjo do ta bëj futbollistin më të paguar të planetit. Nga ana e tij, Interi përfiton rreth 30 milionë euro nga ky transferim. Kjo shumë parash do të shpenzohet për të gjetur zëvendësuesin. Karlos Tevez është ëndrra e madhe e presidentit, Masimo Morati, por krahas argjentinasi, zikaltrit mund të marrin edhe bashkëatdhetarin e tij, Ezekiel Lavecin. Napoli kërkon 30 milionë euro për sulmuesin, por marrëveshja mund të arrihet nëse Interi është gati të sakrifikojë Pandevin.
Ndërkohë, rivalët historik të zikaltërve, kushërinjtë e Milanit, kanë marrë sinjale dashurie nga Alberto Akuilani. Mesfushori, që shënoi golin e fitores për Italinë në miqësoren ndaj Spanjës, deklaroi se është I gatshëm të transferohet në “San Siro” për të zëvendësuar Andrea Pirlon. Drejtuesit e Milanit kanë pasur disa biseda me menaxherin e futbollistit, ndërsa kanë qenë të ftuar te festa për 44-vjetorin e trajnerit Masimiliano Alegri.
Nga Seria A kalojmë në Premier Ligë. BBC garanton se brenda javës Çesk Fabregas dhe Samir Nasri do të largohen nga Arsenali. Fabregas do të firmos për Barcelonën kundret 42 milionë eurove, ndërsa Nasri do të kalojë te Mançester Siti për rreth 30 milionë euro. Arsenali mund të ngushëllohet me blerjen e Geri Kahil nga Boltoni.
Më e qetë duket situata në Spanjë. Vazhdon të mbetet e komplikuar çështja Nejmar, I cili herë I afrohet dhe herë I largohet Reali të Madridit. Në deklaratën e tij të fundit menaxheri I 20-vjeçarit ka deklaruar se Nejmar do të qëndrojë te Santosi deri në qershor. Ndërsa, Reali ka prezantuar fanellën e dytë për sezonin e ardhshëm. Si asnjëherë tjetër në historinë e këtij klubi, kjo fanellë do të jetë e kuqe.