E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuadra e futbollit e SHBA-ve barazoi 1-1 ne Filadelfia ndaj Meksikes

Një barazim në debutim nuk mund të quhet rezultat i keq, edhe pse kundërshtari nuk ishte me forcë të plotë. Jurgen Klinsman shmangu humbjen duke arritur barazimin 1-1 ndaj Meksikës në Filadelfia, në një ndeshje miqësore mes fqinjëve në Amerikën e Veriut, pra mes amerikanëve dhe meksikanëve.

Lëta të fundit ia dhanë në mënyrën e tyre mirëseardhjen Klinsmanit si trajner i ri i SHBA-ve, duke shënuar në pjesën e parë me autor goli Oribe Peraltën, madje që në minutën e 17-të.

Amerikanët arritën të reagonin dhe të shmangnin një humbje të dytë radhazi, pas asaj 4-2 në finalen e Kupës së Artë, ndeshje e luajtur në Los Anxhelos. Robi Roxhers ishte shënuesi i golit të barazimit në minutën e 73-të, një gol që gëzoi tifozët e pranishëm në stadium, por sidomos lumturoi gjermanin Klinsman, i cili nuk donte në asnjë mënyrë që ta niste me humbje këtë aventurë emocionuese, por edhe të vështirë, ndërsa ndeshja me meksikanët u luajt vetëm pas 3 seancash stërvitore.

Tashmë një gjysmë amerikan, për shkak të një periudhe të jetës kaluar në SHBA, Klinsman i përgëzoi lojtarët pas ndeshjes dhe tashmë shpreson që fitorja e parë të vijë sa më shpejt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›