E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chimbonda largohet nga Blackburn

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 18:40

Blackburn ka shkëputur kontratën me mbrojtësin Pascal Chimbonda.

31 vjeçari ishte paralajmëruar të largohej nga klubi edhe para ardhjes së menaxherit të ri Steve Kean.

Ish mbrojtësi i Wiganit dhe i Tottenhamit spekulohet me transferim te një numër i klubeve, përfshirë QPR dhe Ipswich, ndërsa tani do të ketë statusin e futbollistit të lirë. “Pascal është larguar. Ne kemi arritur marrëveshje të përbashkët që kontrata e tij të shkëputet dhe i urojmë atij sukses kudo që shkon”, tha Kean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›