Berisha: Po kam kryer operacion

Kryeministri Sali Berisha pranoi se ka kryer një operacion në shputën e këmbës për një problem që sipas tij ishte i vogël.
"është e vërtete që të premten në 20:15 iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale për një problem në këmbën e djathtë i cili më vëshirësonte në ecjet e mia. Por ecja është pasioni im. Operacioni zgjati 1 orë e 15 minuta, shkova në shtëpi, pa asnjë ndërlikim. Dje dhe sot kam përmbushur gjithë detyrimet e mia", theksoi ai.
Por ai nga ana tjetër akuzoi kryetarin Rama që ka abuzuar me këtë lajm duke shpërndarë në media mesazhe me celular duke e zmadhuar këtë lajm. Berisha vijoi më pas duke sjellë publikisht disa operacione që sipas tij kishte bërë Rama si transplantimi i flokëve, vendosja e dhëmbëve, operacion në vetulla e të tjerë.
"Por dy fjalë e i them këtij zotërisë. Operacionet janë për njerëzit. Nuk mund të mos them se janë disa operacione të cilat kanë domethënie tjetër. Kur detyrohesh t'i bësh 30-40 vjet para kohe, flasin vetë. Se shkon të transplantosh flokët , rri 2 javë në klinikë dhe nuk të mbin 1 qime dhe kjo jo për faj të Rasatit, por për faj të arës. Kur shkon të heqësh xhufkat në qepalla dhe nxien më keq , kur bën dhëmbët dhe të bien, këto operacione dhe disa të tjera, këto edhe mund të bëhen edhe jo. Ndaj mos dërgo më mesazhe në celularët e gazetarëve ".
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se
Pyetësori për anëtarësim në Bashkimin Europian do të dorëzohet në 30 prill. Kryeministri theksoi se
në trajtimin e problematikës së pyetjeve të pyetësorit për anëtarësim në BE është bërë një paraqitje e reformave të marra. "Po ashtu është paraqitur vizioni për të ardhmen në gjitha fushat", shtoi ai. Berisha tha se dokumenti i pyetësorit riformëson administratën dhe insitucionet e këtij vendit.